Milan është aktualisht në formën më të mirë e mund të themi që këtë formë nuk e ka pasur as viteve të fundit. Rossonerët kanë plot 12 ndeshje radhazi të pamposhtur.

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë kualifikuese per Coppa Italia ndermjet Lazios dhe Milanit. Pasi ndeshja e parë e luajtur në San Siro të Milanit përfundoi 0-0. Lazio dhe Milan do të jenë përballja e katërt në këtë sezon (potencialisht gjashtë herë nëse të dyja ekipet do të avancojnë në Europa League) dhe nga tre ndeshjet e para të zhvilluara (këtë sezon) kanë nga një fitore secili dhe një barazim. Megjithatë, kjo lojë vendos se kush do të luajë në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit ose Atalantës!

EKIPI

Milani po shijon një 2018 të përsosur me zero humbje e që tani shkon në ndeshjen e katërt me Lazion këtë sezon. Linja e mbrojtjes e Milanit tani është një kështjellë; me vetëm katër gola të pranuar në dymbëdhjetë ndeshjet e fundit. Ana ofanzive është përmirësuar edhe më shumë me 19 gola të shënuara në këto ndeshje.

Të dielën Milan treguan se çfarë mund të bëjnë për botën me një fitore shkatërruese 2-0 ndaj klubit tjetër të romak në Romë. Milan e shndërroi stadiumin Olimpico në të tyren dhe nuk kanë ndërmend ta kthejnë atë të mërkurën mbrëma!

KUNDERSHTARET

Lazio po shijon një rigjallërim të formës pas një rënie në mes të sezonit dhe për fat të mirë për ta, ata janë ende të tretët në ligë dhe gjithashtu kanë përparuar në raundin e gjashtëmbëdhjetë në Europa League. Vazhdimi i luftës së tyre në Serie A padyshim është më i rëndësishëm pasiqë Liga e Kampionëve është qëllimi përfundimtar për ta.

NDESHJA E FUNDIT

Në takimin i fundit i dy ekipeve mbaroi 0-0 në San Siro, rezultat i cili mund të luajë në favor të Milanit, pasi një barazim me gola (ose fitore) nga Milani është gjithçka që kërkohet për të kaluar në raundin e fundit (Finale). Megjithatë, Lazio duke luajtur në shtëpi nuk është e lehtë dhe Gattuso nuk do ta ketë të lehtë edhe një herë kundër një ekipi të pozicionuar më lart sesa vetë.

PARASHIKIMI

Me mentalitetin e Gattusos çdo lojë duhet të luhet në maksimum të aftësive të lojtarëve rossoner dhe Milan ka treguar vetëm shenja përmirësimi. Unë besoj fuqimisht se Milani edhe një herë do të largohet nga Olimpico fitimtar.

Këtë herë unë personalisht parashikoj një fitore rossonere prej 2-1 ne Olimpico

Mendoj që do t’ia fikim dritat edhe njëhere Romës..

#ForzaMilan #acmnews

Shperndaje kete:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here