Franck Kessie ka lavdëruar efikasitetin e Milanit, pasi ata bënë që të gjitha shanset e tyre të konvertohen në fitoren 2-0 në Romë. Kjo është intervista e Kessie:

“Në ndeshjen e parë nuk kemi luajtur keq, por në fund kemi humbur. Por sot ishim të mirë dhe kemi sjellur tre pikë në shtëpi. Ne menjëherë po mendojmë për ndeshjen ndaj Lazios, pastaj do të mendojmë për të tjerat. Hap pas hapi, ne mendojmë për një lojë në të njëjtën kohë. ”

Ivoriani gjithashtu bëri dallimin mes Gattuso-s dhe Montella-s, i cili u shkarkua nga Milani vitin e kaluar.

“Ai na bën të punojmë më shumë, me Montellën kemi punuar shumë pak. Me Gattuson, nga ana tjetër, është ndryshe. Ne po punojmë shumë dhe kjo shihet në këtë fushë. Ne jemi lojtarët e njejtë, ndryshimi është se tani ne punojmë më shumë. Këtu jemi si një familje dhe rezultatet po vijnë “.

#acmnews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here