21 vjeçari shënoi golin e parë profesional të karrierës së tij dhe e bëri atë me shumë stil.. ndaj Romës. Kjo është intervista që dha Calabria pas ndeshjes:

“Bashkëlojtarët e mi më përshëndetën në fund të lojës. Unë do të duhet t’ia paguaj të gjithëve darkën. E gjeta veten atje para Alisson dhe shënova në mënyrë spontane. Gjërat po shkojnë aq mirë për momentin, kjo më ndihmon të kem besim. Ne të gjithë po kalojmë një periudhë në një formë shumë të mirë. Ishte një shfaqje e shkëlqyer sonte dhe ne jemi të lumtur që kemi sjellë në shtëpi tri pikat. Gattuso na bëri të kuptojmë nga dita e parë se çfarë do të thotë të veshësh këtë fanellë. Ne po punojmë me intensitet të madh dhe duhet të vazhdojmë përgjatë kësaj rruge. Mendësia fituese që sjell Gattuso është e pabesueshme, pasi ai fokusohet në çdo detaj. Ai po e kalon atë mentalitet tek ne tani. Çdo ditë ai më thotë se kam mendjen e një 40-vjeçari dhe trupin e një të riu.

Calabria erdhi nga Akademia e Milanit dhe ka në mendje legjendat e klubit.

“Unë u rritja duke shikuar Paolo Maldinin, por askush nuk guxon të fillojë të bëjë krahasime”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here