Një tjetër lojtar që shkëlqeu ishte edhe Davide Calabria, i cili nuk u ndal për asnjë sekond gjatë 130 minutave (duke llogaritur kohën shtesë). Edhe ai pas ndeshjes kërkon të marr hakun e para dy viteve:

“Ne festojmë, por nuk kemi fituar ende asgjë. Tani është finalja dhe shpresojmë të marrim hakun Juventusit për dy vite më parë. Tani nuk është e lehtë të ballafaqohen me ne, sepse jemi më komapkt dhe nuk marrim gola me lehtësi. Jemi mirë. Tani te mendojmë për derbin që është një ndeshje shumë e rëndësishme. Egzaltimi? Jemi në finale, por nuk kemi fituar ende asgjë. Tani të mendojm për Interin. Derbi është një ndeshje që përgatitet, ne duhet të rimarrim energjitë dhe të jemi gati”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here