Sipas Calciomercato.com, kuqezinjtë kanë rënë dakord me të dy lojtar, njëri është mbrojtësi (i majtë), kroati Ivan Strinic dhe portieri spanjoll Pepe Reina, ku kontratat e tyre përfundojnë pikërisht në qershor.

Raporti pohon se Milan ka përfunduar bisedimet me 30-vjeçarin e Sampdoria-s Strinic, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje në San Siro që disa javë.

Përveç kësaj, Mirabelli dhe Fassone thuhet se kanë arritur marrëveshje edhe me përfaqësuesin e portierit Reina për një marrëveshje prej 2 milion eurosh në sezon.

Pretendohet se ish-kapiten i Liverpoolit është i lumtur të luajë si zëvendësues i Gianluigi Donnarumma-s, por 35-vjeçari do të bëhej portieri i parë nëse eventualisht Donnarumma shitet!

Reina kohët e fundit në Twitter i ka pëlqyr ‘tweet’-in e Donnarumma-s dhe Fabio Borini-s pas triumfit të Milanit ndaj Lazios, në gjysmëfinale të Coppa Italia.

Shiko imazhin në Twitter:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here