Bonucci për Sky: “Një fitore e sjell tjetren, por trajneri ka bërë mirë duke na thënë se ne duhet t’i mbajmë këmbët në tokë. Ne vazhdojme me bindjen se jemi një ekip që mund ta ketë fjalën kundër të gjithëve.Liga e Kampionëve? Po, është një objektiv dhe unë mendoj se ekipi ka atë që duhet për të arritur atë që ishte një nga objektivat tona në fillim të sezonit. Gjithmonë besoja në të pamundurën, punoja dhe luftoja për të arritur qëllimet e mëdha. Dikush dha një vendim tashmë në tetor, besoj në atë [kualifikimi në CL] derisa matematika të thotë ndryshe.Unë kam pasur gjithmonë besim në këtë ekip, këtë projekt dhe në trajnerin Gattuso. Përkundër përvojës së tij të shkurtër dhe moshës, ai tregoi se si të luajmë si ekip. Ajo që më ka mahnitur më shumë është talenti i tij për të përcjellë urinë që kishte si lojtar.Krahasimet Gattuso-Conte? Është e qartë dhe e dukshme se për karizmin, vendosmërinë dhe egërsin që i transmeton ekipit, ai më kujton Conte.

Në fillim të sezonit paraqitjet e mia nuk përputheshin me Bonuccin e vërtet. Pastaj u përqendrova, punova, mendova më shumë për veten se sa për gjera tjera, mendoja të rrisja besimin tek vetja.

Kam vënë veten aty me forcën e brendshme në besimin për zgjedhjen që kisha bërë [ardhja në Milan], tani jam super i motivuar dhe i fokusuar “.

#Sky #acmnews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here