Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka folur edhe një herë për shitjen e klubit te pronarët e rinj kinez.

Ai ka thënë se gjithçka ka qenë e rregullt në shitjen e klubit që ishte pronë e tij për shumë vite.

“Shitja e klubit ka qenë shumë e rregullt, pasi kanë dalë garant banka ndërkombëtare, sponsorë ndërkombëtarë, por edhe ekspertë nga më të mirët, që kanë theksuar se operacioni është i sigurt”.

Berlusconi dhe vajza e tij Barbara

Berlusconi ka thënë se e ka shitur klubin kur në futboll u futën paratë e naftës dhe ishte e pamundur të rivalizohej në Evropë.

“E shita Milanin, pasi që në momentin që u futën paratë e naftës, u bë e pamundur të mbaje klubin në nivele të larta, për më tepër nga një familje e vetme”.

Berlusconi ka fituar gjithë titujt e mundshëm sa ishte në krye të Milanit

Ai ka marr shembull Napolin dhe Juventusin se si po dështojnë të kenë sukses në Evropë.

“Shikoni Napolin dhe Juventusin, që kanë sponsor italianë. Ato luftojnë për kampionatin, por në Evropë dhe në botë humbin gjithmonë”, ka thënë Berlusconi.

Milani me pronar kinez nuk po arrin që të tregojë lartësi në Serien A edhe përkundër shumë blerjeve./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here